Emisari i ri i dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen javën që vjen pritet ta vizitojë Prishtinën për herë të parë që nga emërimi i tij si ndërmjetësues. Bashkimi Evropian ka konfirmuar qëndrimin e përfaqësuesit special në Kosovë në datat 17 dhe 19 mars. Vizita e parë e Sorensen pritet të rinis procesin e dialogut i cili tash e sa muaj nuk ka pasur lëvizje.