Top Channel/ Ç’po ndodh? Kryeministri malazez kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar
28/04/2025 22:06

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviç, që urgjentisht të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë për biznesmenin nga Kosova, Naser Ramaj, i akuzuar për evazion fiskal, raporton REL. Qeveria e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviç, ia kishte dhënë Ramajt shtetësinë e nderit në vitin 2023, me arsyetimin se ai ishte një nga investitorët e kompleksit “Porto Budva” me vlerë prej 80 milionë eurosh. Prokuroria e akuzon atë dhe Valentinë Gruboviçin se, si përgjegjës në kompaninë “Alart Centar Budva”, nuk kanë raportuar të ardhurat nga shitja e hapësirave të banimit dhe biznesit pikërisht në këtë kompleks. Prokuroria njoftoi para tre ditësh se Gjykata Themelore në Kotor kishte konfirmuar aktakuzën. “Dhënia e shtetësisë një personi që është nën hetim për shmangie taksash dhe mashtrime financiare mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi, veçanërisht në sytë e partnerëve nga Bashkimi Evropian, gjë që mund të ndikojë negativisht në investimet e ardhshme dhe në pozicionin negociues në procesin e integrimit evropian”, theksoi Spajiç në një shkresë dërguar ministrit të Policisë. Shtetësia e nderit në Mal të Zi jepet ekskluzivisht në bazë të propozimit të zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Në rastin e Ramajt, propozimi kishte ardhur në vitin 2023 nga kryeministër i atëhershëm, Dritan Abazoviç. Ligji për shtetësinë malazeze parasheh që një person mund ta fitojë atë nëse pranimi i tij ka “rëndësi të veçantë për interesin shtetëror, shkencor, ekonomik, kulturor, sportiv dhe interes të tjera të Malit të Zi”. Për Ramajn, arsyetimi ishte se investimet e tij do të kontribuonin në hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ndikonin në “zhvillimin ekonomik, financiar dhe industrial të Malit të Zi”. Megjithatë, kryeministri aktual ka shprehur “dyshime serioze” në ligjshmërinë e fitimit të shtetësisë së nderit, duke theksuar se mendimi pozitiv i Ministrisë së Financave nuk ishte shoqëruar me analiza të veprimtarisë së tij afariste në Mal të Zi. “Unë konsideroj se rasti i Naser Ramajt mund të dëmtojë interesat jetike të Malit të Zi në disa nivele, sidomos nëse konfirmohet që shtetësia e nderit është dhënë pa verifikime adekuate ose mbi bazën e informacioneve të pasakta”, shkroi Spajiç. Kryeministri Spajiç gjithashtu paralajmëroi se në ditët në vijim do të nxisë rishikimin e të gjitha shtetësive të nderit të dhëna, për të verifikuar nëse ato kanë kontribuar në hapjen e vendeve të punës, nxitjen e prodhimit dhe promovimin e Malit të Zi.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30