Top Channel/ Costa e konfirmon nga Tirana: Shqipëria në BE para 2030-ës!
15/05/2025 22:23

Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Europian, ka mbërritur në Tiranë për samitin komunitetit politik europian. Pas takimit me kryeministrin shqiptar, ata kanë dalë në një konferencë per shtyp, ku Rama ripërsëriti planin për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 të tjerë do të hapen ditët në vijim, synojmë t’i hapim të gjitha brenda këtij viti, dhe siç e kam ndarë edhe publikisht gjatë gjithë fushatës, plani i përbashkët me BE i mbështetur me vendet anëtare është të mbyllim negociatat brenda 2027. Edhe Presidenti i Këshillit Europian shprehu bindjen se Shqipëria mund të bëhet pjesë e unionit para vitit 2030. “Ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria, pra arritjet e Shqipërisë dita-ditës e sapo të kemi përfunduar procesin, në atë moment Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i bashkimit Europian. Pse jo, madje edhe më përpara? Pse jo përpara vitit 2030? Që do të thotë që në rast se Shqipëria do të vijojë me këto rezultate, me të njëjtin ritëm, atëherë është plotësisht e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian përpara vitit 2030”. Në një kohë kur opozita po e konteston fuqishëm rezultatin e zgjedhjeve, Antonio Costa përcolli një mesazh krejt tjetër për ata qe humbën në 11 Maj.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15