Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion në kuadër të të cilit ka vënë në pranga 2 shtetas , si dhe është proceduar penalisht pronari i një argjendarie. Këta shtetas dyshohen se pasi kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri tjetrin, menjëherë largoheshin në drejtim të qytetit të Tiranës, ku një pjesë të sendeve të vjedhura i shisnin në argjendarin e shtetasit S. V, ndërsa pjesën tjetër i mbanin të fshehura në banesë.