Nëpër pikat e shitjes me pakicë në Kosovë, nafta po shitet për një euro e tetëdhjetë e dy centë, çmim ky më i larti që nga marsi. Luhatja e çmimit e ka shtyrë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të marrë masa të reja. Në emër të mbrojtjes së konsumatorëve kjo ministri ka propozuar kufizimin e fitimit në 3 centë për shitësit me shumicë të naftës dhe për shitësit me pakicë dhjetë centë fitim.