Për dy orë të enjten u bllokuan hyrjet kryesore të Prishtinës nga protesta e bizneseve që po kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Një numër i konsiderueshëm i kamionëve të transportit të mallrave bllokuan njërën korsi të hyrjes më të frekuentuar të kryeqytetit në Veternik. Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga qeveria të iu mundësohet bizneseve një fazë e tranzicionit, para se të hyjë në fuqi më një qershor tregu i hapur.