Çmimet e ushqimeve të shportës vijojnë rritjen e vazhdueshme ndërsa shënojnë kulmin në prag të festave të fundvitit. Më e papërballueshme situata bëhet për pensionistët të cilët kanë reduktuar në maksimum ushqimet e çdo muaji. Sipas pensionistëve shpërblimi prej 5 mijë lekësh i fundvitit për ta nuk është zgjidhje.