Çmimet e fruta perimeve në Bulqizë janë rritur edhe pse prodhimi në këtë periudhë është i bollshëm. Banoret shprehen se janë te pakënaqur dhe më shumë e ndjejnë ata që jetojnë me ndihmë ekonomike por edhe familjet e minatorëve. Nga ana tjetër tregtaret ankohen se nuk kanë fitime pasi nuk ka forcë blerëse. Rritja sipas banorëve të Bulqizës ka ndodhur brenda një jave dhe çmime të tilla po e varfërojnë dita ditës jetën e tyre.