Vala e rritjes së çmimeve në tregjet globale do të vazhdojë të japë efektet edhe në Shqipëri, duke prekur drejtpërdrejt buxhetet e konsumatorëve por dhe vetë bizneset. Edhe pse vlerëson se ky shtrenjtim i çmimeve është i përkohshëm, banka qendrore shton se presionet inflacioniste janë shtuar së fundmi veçanërisht prej rritjes së çmimit të naftës, energjisë si dhe produkteve ushqimore.