Pensionistët e ndjejnë rritjen e çmimeve më shumë se të tjerët. Pjesa më e madhe e pensionit shkon në blerjen e ushqimeve, të cilat janë shtrenjtuar. Anketa e buxhetit të familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore 41.3 për qind shkuan për ushqime më 2021, kurse për pensionistët 59 për qind e shpenzimeve mujore.