Pensionistët dhe familjet në nevojë janë dy kategoritë që do të mbështeten nga shteti, nga pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, që reflektohen edhe në vendin tonë me rritje çmimesh. Kreu i qeverisë tha se këtyre shtresave të popullsisë do iu vihet në dispozicion një kartë për ushqimet.