Të dhënat e fundit që ka nxjerr Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), tregojnë se çmimet e ushqimeve ranë ndjeshëm në muajin korrik, duke shënuar rënien e katërt radhazi mujore që kur arritën nivelet më të larta rekord në fillim të vitit pas luftës në Ukrainë. Indeksi i çmimeve të ushqimit sipas Agjensisë së OKB-së, ishte mesatarisht 140.9 pikë në korrik, ose 8.6 pikë më poshtë nga qershori.