Çmimet e plehrave kimikë që përdoren në bujqësi janë rritur dhe po godasin fermerët. Shqetësimin e ngriti deputeti socialist Erion Braçe i cili thirri në interpelancë ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Sipas Braçes, më shumë se nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare shtrenjtimi I tyre lidhet me abuzimet që bëhen në tregun vendas.