Pas karburanteve, shteti do të kontrollojë edhe çmimet e produkteve të shportës që janë shtrenjtuar ndjeshëm. Në një takim me përfaqësues të furnizimeve të ushqimeve, kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një task force që do të përcaktojë çmimet fikse për ushqimet bazë deri në përfundim të krizës dhe ngrirjen e fitimeve për bizneset që operojnë në këtë sektor.