Guvernatori Gent Sejko ka komentuar situatën makroekonomike në vend pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në lidhje me temën më aktuale për xhepat e qytetarëve, ajo e rritjes së çmimeve , Sejko u shpreh se ajo do të jetë e ndjeshme dhe mund të përbëjë një rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë, por në parashikimet fillestare ajo mbetet kalimtare. Sipas Bankës çmimet pritet të stabilizohen fillimin e vitit të ardhshëm.