Plazhet publike këtë sezon po i rikthehen qytetarëve. Aty ku deri dje hapësira ishte e zënë me çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje, sot pushuesit po gjejnë vend të lirë për të shijuar detin. Në kuadër të operacionit "Plazhi i lirë" janë liruar mbi 60 parcela plazhesh vetëm në Durrës. Mijëra çadra janë sekuestruar dhe ndaj subjekteve shkelëse janë vendosur mbi 200 masa administrative.