Vijon prej një jave aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ku shkruan se aksioni ka prodhuar çlirim për këmbësorët. “Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave”. Kreu i qeverisë paralajmëron gjoba për të gjithë ata që rezistojnë të heqin vullnetarisht tendat e hekurat. “Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”.