Përplasja e një kamioni me një makinë cisternë nafte në Sierra Leone u pasua nga një ferr flakësh, i cili nuk i la asnjë rrugë shpëtimit kalimtarëve të rastit dhe drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në afërsi. Televizionet lokale transmetuan pamjet filmike të trupave të djegur në vendin e përplasjes, teksa shkalla reale e dëmeve ende nuk është e qartë. Presidenti Julius Maada Bio u shpreh thellësisht i tronditur “ nga episodi tragjik dhe humbja e tmerrshme e jetëve”.