Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët tek selia e PD, në lidhje me kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntori. Berisha u shpreh se përveç atyre që kanë shpallur dëshirën për të kandiduar zyrtarisht ka dhe nga ata që i shkruajnë mesazhe, edhe pse nuk bëri të ditur emra konkretë.