Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Britaninë e Madhe për kthimin e të burgosurve shqiptarë nga Anglia në Shqipëri për të kryer dënimin, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se nuk ka ndarje të kategorive të të dënuarve që do kthehen. Detajet për këtë çështje tha Çuçi i duhen adresuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.