Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në banesë, me shenja të forta dhune. Gazetarja Kristina Fidhi raporton për Top Channel se policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale. Behët fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari shtegtar i të imtave. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin. Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit të mundshëm duke u larguar nga pista dyshuese e krimit në familje.