Gjykata e Fierit ka vendosur masën e vlerësimit arrest me burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj që vrau dy ditë më parë babanë e tij, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj në Mallakastër. Edhe në sallën e gjyqit 37-vjeçari qe vrau babanë e tij nuk ka shfaqur pendesë por është shprehur para trupit gjykues me fjalët : “Çfarë u bë, u bë”! Edhe me herët ne prani te policisë dhe grupit hetimor autori ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e ngjarjes.