Pasditen e sotme është zhvilluar sërish protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pas përgjimeve të publikuara ku u përfshinë disa mjekë të Onkologjikut. Qytetarët shprehen të skandalizuar nga bisedat e publikuara, ku disa mjekë të Onkologjisë bënin pazare me jetët e njerëzve. Ashtu si në protestat e shkuara, qytetarët rrethuan ministrinë e Shëndetësisë me pankartën “Ministria e Vdekjes”.