Top Channel/ Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
09/09/2024 22:42

Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus, një patinator profesionist nga Rusia, rrëshqet nëpër një shesh patinazhi në natyrë. Morus është 1,000 milje nga vendlindja e tij Moska, por ka filluar të ndihet si në shtëpinë e tij. Ai u largua nga Rusia me të fejuarën e tij në vitin 2022, pjesë e një ‘vale’ prej dhjetëra mijërash që erdhën në Serbi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia . Është një rrugë e gjatë për të arritur, por shumë zgjodhën Beogradin për lidhjet e lashta kulturore dhe fetare me Moskën. “Ka pak patinatorë në Serbi që mund të stërvitin të tjerët, kështu që unë kam shumë studentë serbë,” tha Morus, 24 vjeç. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, rusët që ikin nga konflikti, rekrutimi ose politika e Presidentit Vladimir Putin, kanë krijuar një komunitet në Serbi, sipas intervistave emigrantët dhe zyrtarë lokalë. Ndërsa numri aktual i rusëve në Serbi është më i vogël se ata që kanë ikur në vende të tilla si Gjermania, prania e tyre ndihet shumë në Beograd, një qytet me më pak se dy milionë banorë. Klubet, kopshtet e fëmijëve dhe praktikat mjekësore në pronësi ruse janë hapur. Rusët blejnë ushqim në dyqanet ruse. Grupet, këngëtarët dhe humoristët rusë po performojnë në klubet ruse dhe artistët rusë shfaqin punën e tyre në galeritë në pronësi ruse. Ndërmjet shkurtit 2022 dhe mesit të vitit 2023, më shumë se 30,000 rusë u regjistruan për qëndrim të përkohshëm në Serbi, tregojnë të dhënat më të fundit të ministrisë së brendshme. Zyrtarët nuk dhanë të dhëna për periudhën krahasuese para kësaj, por thanë se shifrat përfaqësonin një rritje të mprehtë. Gjatë këtij fluksi, rusët krijuan 11,081 biznese në sektorë të ndryshëm, nga shërbimet e bazuara në internet deri te shkollat e mikpritjes dhe sporteve, sipas regjistrit të biznesit të Serbisë.

Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32