Në mesin e krizës së Ukrainës që nuk po merr zgjidhje, Turqia hyn në skenë si ndërmjetësuese. Ankaraja kërkon të luajë një rol në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe vendit të saj fqinj, e për këtë arsye, presidenti Recep Tayyip Erdoğan planifikon të udhëtojë në Kiev për të zhvilluar bisedime me homologun Volodymyr Zelenskyy.