Këtë të diel mbahen në vend zgjedhjet në 61 bashki. Në klimën e fushatës politologët rendisin gjërat që i munguan këtij procesi. Roland Lami, Politolog: Në kuadrin e autonomisë vendore, pushteti duhet të jetë sa më larg dhe sa më pak i ndikuar nga pushteti qëndror. Ndërkohë që në këto zgjedhje, lidhja ndërmjet pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror shitet në publik, apo tek elektorati si një vlerë e shtuar.