Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjete sociale, teksa ndodhet në Berlin për Panairin e Turizmit. Teksa komentuesi i konsideroi broçkulla deklaratat e Ramës, ky i fundit i është përgjigjur me ironi. Ndër të tjera i përmend arritjet e Shqipërisë, e cila sipas tij ndodhet në “mes të Panairit të Turizmit”.