Nuk munguan problemet në qarkullim si në superstradë ashtu edhe në aksin e vjetër Lezhë – Milot. Era e fortë përmbysi një kamion mbi urën e vjetër te Milotit, ndërsa në superstradë u krijua trafik, pasi mjetet patën vështirësi në qarkullim dhe ishte e nevojshme lëvizja me shpejtësi të ulët.