Mjeku “buldozer” Edmond Gashi është larguar nga ambientet e gjykatës ditën e sotme duke vrapuar, ndërsa të gjithë momentet janë xhiruar nga kamerat e sigurisë. Fillimisht ai qëndron në korridor, afrohet tek dera, dhe më pas rikthehet sërish në korridor. Pas disa minutash ai u largua me vrap, pasi u njoh me masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës. Të gjitha momentet janë regjistruar nga kamerat, të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.