Zëvendësministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Zoran Dimitrievski flet nga Korça për zhvillimet e fundit në lidhje me diskutimet për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut: “Ky është një moment i rëndësishëm që thekson rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe gjuhës, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Festimi i 80 viteve të mësimdhënies së gjuhës maqedonase në Shqipëri është një dëshmi e lidhjeve kulturore të qëndrueshme dhe respektit të ndërsjellë midis dy vendeve. Njohja dhe mbështetja e të drejtave të pakicave, si mundësia për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, forcon lidhjet midis vendeve dhe nxit bashkëpunimin rajonal.