Dy trajnerë bjellorusë kanë humbur akreditimet e tyre olimpike pasi dyshohet se kërkuan largimin me forcë të atletes Krystina Timanovskaya nga Lojërat në Tokio. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) konfirmoi se Artur Shimak dhe Yury Maisevich janë përjashtuar nga Fshati Olimpik, ndrkohë që një hetim është në zhvillim për çështjen. Rasti i Krystina Timanovskaya tërhoqi vëmendjen globale pasi ajo refuzoi urdhrat e ekipit të saj për të fluturuar në shtëpi.