Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë në nder të policit të vrarë më 24 shtator, Afrim Bunjaku tha se sot është ditë zie në Kosovë. “Sot është ditë zie në Kosovë, e bashkë me pikëllimin dhe dhimbjen ndjejmë edhe krenari dhe besim për Afirimin dhe të gjithë policët e tjerë. Për policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenarë më të gjerë kriminal e terrorist”, tha Kurti.