Superylli i muzikës botërore, Celine Dion, ka njoftuar rikthimin e saj në skenë pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të problemeve shëndetësore. Në një video të publikuar për fansat, këngëtarja 58-vjeçare tha se gjendja e saj është përmirësuar dhe se është gati të rikthehet me një seri koncertesh në Paris, duke nisur nga muaji shtator.