“Objektivi i Shqipërisë për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027 merr mbështetjen e gjerë europiane”. Kështu u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila thekson se miratimi i raportit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian për Shqipërinë rikonfirmon avancimin e shpejtë të vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.