Kryeministri Edi Rama thotë se një vit më parë, dukej një ëndërr çelja e grup kapitujve me BE, në një kohë kaq të shkurtër. Nga Bruskeli, Rama, në konferencë me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, deklaroi se tanimë kjo është realitet me një plan pune.