Duke marrë në konsideratë statistikat e 4 viteve të fundit, mesatarisht çdo vit, jo pak, por 600 çifte i kanë dhënë fund martesës në qarkun e Elbasanit. E teksa shifrat rriten ndjeshëm duket se shkaqet ndryshojnë. Nëse para disa vitesh shkaqe kryesore ishin dhuna, gjendja e vështirë ekonomike dhe emigrimi, tashmë shkak janë edhe rrjetet sociale.