Shqipëria është një hap më afër krijimit të Sinjalit Amber për fëmijët e humbur, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do të zbatojë sinjalin. Në 13-14 Qershor është mbajtur në Tiranë trajnimi përfundimtar i rreth 30 punonjësve të policisë, të cilët vinin nga të 12 drejtoritë e policisë në vend, si dhe e punonjësve të linjës së parë në mbrojtje të fëmijëve. Trajnerët vinin nga SHBA, Greqia dhe Shqipëria, me eksperiencë të gjatë në mbrojtjen dhe gjetjen e fëmijëve të humbur.