Kryeministri Edi Rama u tregua i prerë për ndërtimet pa leje dhe aksionin që po ndërmerret në Theth dhe në të gjithë vendin, duke u shprehur se nuk do të ketë asnjë tolerancë. Gjatë takimit të sotëm me strukturat vendore, Rama tha se sot do konfiskohet edhe një pallat në qytetin e Vlorës, që është në shkelje. Kreu i ekzekutivit tha se ky proces synon ecjen përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.