Në konferencën “E Ardhmja e Ndërtimit në Tiranë”, kryebashkiaku Erion Veliaj solli në vëmendje akuzat për burimin e parave të ndërtimeve në kryeqytet, ku tha se ata që i ngrejnë këto akuza duhet të flasin me emra konkretë dhe të drejtohen në institucionet përkatëse. Kam 7 vjet që e them: ‘Më thoni kush i pastron paratë?’ të bërit si spekulant, kur ti nuk guxon t’i thuash emrat - unë jo vetëm që i them emrat, por ua kam dhjetëfishuar taksën atyre, sepse nuk bëjmë dot shkolla si “Sami Frashëri” me lekët e gjysheve dhe pensionistëve. Por, bëhet duke taksuar të gjithë këta.