Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve, ku në “Arenën Kombëtare” do të presë Ukrainën. Shkallët e stadiumit janë plot, me Kombëtaren që do të ketë mbështetjen maksimale nga tifozët e saj. Këta të fundit, kanë ndezur atmosferën në shkallët e stadiumit, me këngë dhe kore për t’i dhënë akoma dhe më shumë zemër futbollistëve kuqezi.