Më shumë se dy çifte në ditë në qarkun e Elbasanit vendosin ti japin fund martesës. Një shifër rekord e familjeve që nuk e shohin më rrugëtimin e tyre së bashku. Nga 1269 padi civile që u bënë në Gjykatën e Elbasanit gjatë vitit 2021, 860 ishin për zgjidhje martesë. Problemet ekonomike, dhuna dhe mungesa e respektit reciprok mbetet ndër shkaqet kryesore që po çojnë të shkatërrim familjet shqiptare.