Agjentët e Mossos d’Esquadra dhe Guardia Civil kanë kryer gjashtë kontrolle në call center të vendosura në Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, të cilat janë pasuar me dy arrestime e 16 hetime. Sipas autoriteteve vendase numri i të mashtruarve në Spanjë mund të kalojë 17,000 dhe se call centerat fitonin 400 euro në minutë. Mendohet se të kenë fituar rreth 2.4 miliardë euro nga kryerja e aktivitetit të tyre.