Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka lajmëruar se do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Kujtojmë se mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Mbledhja zgjati gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes.