Vullkani më i lartë malor i arkipelagut Galapagos, ka shpërthyer duke lëshuar lumenj llave dhe një re gjigande hiri mbi Oqeanin Paqësor, konfirmoi Instituti Gjeofizik i Ekuadorit. Reja e gazit dhe e hirit nga vullkani Vuk është ngritur në gati 3.800 metra mbi nivelin e detit pas shpërthimit që nisi në mesnatë, thanë burime nga ky institut.