Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Samitin e Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, Cop 29 në Baku të Azerbajxhanit. Rama: Vendosa ta lë mënjanë fjalimin tim të mirëpërgatitur sepse ndërkohë që prej ditës së djeshme shihja ekranet e heshtura të televizorëve në sallën e pritjes së udhëheqësve ku organizatorët kishin menduar me kujdes të shtonin bimë të gjelbra mbi kolltukët e rehatshëm. Njerëzit aty hanë, pinë, takohen dhe bëjnë foto së bashku. Ndërsa pamje fjalimesh pa zë nga udhëheqësit vazhdojnë të shfaqen papushim në sfond.