Zyrtarët kinezë do të preferonin që TikTok-u të vazhdonte të mbetej në pronësi të kompanisë mëmë me bazë në Pekin, ByteDance. Por skenarët nuk janë aspak pozitivë pasi në SHBA, Gjykata e Lartë duket e prirur të mbështeste një ligj që do të detyronte shitjen ose do të ndalonte aplikacionin e videove të shkurtra duke nisur nga 19 janari, ndërsa gjykatësit u përqëndruan në shqetësimet mbi një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare, nisur nga fakti që ByteDance e ka qendrën në Kinë.