Deputeti Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së grupit të dialogut me PS-në tha se prioriteti i Rithemelimit është Reforma Zgjedhore. Ai theksoi se në mbledhjen e sotme u arrit dakordësia që në vijim të miratohet objekti i punës për çështjet të cilat janë për t’u zgjidhur dhe ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar në Kuvend.