Qarku i Elbasanit në këto zgjedhje parlamentare theu dy rekonde. Për herë të parë Elbasani dërgon në parlament 10 deputetë për PS dhe 4 për PD, rezultat i cili nuk është shënuar kurrë më parë në një qark ku përgjithësisht mandatet janë ndarë 8 me 6. Nga ana tjetër në Elbasan ka dalë kandidatja më e votuar në të gjithë Shqipërinë.