Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar buxhetin me banorët e njësisë nr.2, aty ku renditi të gjitha premtimet e mbajtura dhe njoftoi edhe projekte të tjera që realizohen në këtë njësi. “Punët që kemi premtuar dhe janë bërë, për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë: Kemi premtuar tre shkolla të reja: shkollat “Kosova”, “Bashkim Fino” dhe “Hoxha Tahsin”. Kemi premtuar 8 shkolla të rikonstruktuara: shkollat “Ibrahim Brahja” në Sauk, “Fan Noli”, “Ismail Qemali”, “Mihal Grameno”, “Asim Vokshi”, që sapo e kemi filluar me fondet e PNUD-it, shkollën e baletit “Mustafa Gërbëlleshi”, liceun “Jordan Misja”, dhe sallën e koncerteve “Tonin Harapi”.