Parashikimi i demokratëve për projektbuxhetin e vitit 2023 është i zymtë. Në analizën e Jorida Tabakut qeveria parashikon të godasë shtresën e mesme përmes rritjes së taksave. “Sipas projektbuxhetit rezulton që rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 të jetë 2.6% qe eshte sporadike tregon qe qeveria parashikon qe kriza vitin e ardhshëm do preke ekonomike dhe xhepat e qytetareve. Parashikon rritje shtesë të të ardhurave nga taksat me 380 milion euro nga këto 130 milion euro taksa te reja, taksa shtesë.”-tha Tabaku.